Berisha- Ballës: Ka mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin

Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta për kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke thënë se ky i fundit ka mbi 100 telefonata me Nuredin Dumanin, Suel Çelën, e Talo Çelën.

Ai ka bërë një denoncim për qeverinë duke thënë se kjo e fundit nuk sjellë në parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit.

“Së pari denoncoj qeverinë e cila nuk sjellë në parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm, se të paktën 6 ministra, janë kandidatë për ekstradime. Për parafolësin që s’dua t’i përmend emrin, sa i pagove Dumanit për të të shpëlarë tek Manhasat? Kjo do të dalë. Dhe nuk është vetëm kjo, por ai ka mbi 50-100 telefonata me Dumanin, me sharrën, me gozhdën dhe me bandën e Suel Çelës,Talo Çelës e me radhë”, tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej