Berisha “fundos” Metën, dorëzon ligj në Kuvend për largimin e sigurimsave; tenton të shpëtojë veten nga lidhjet me PPSH

Ajo që vihet re është se Berisha është kujdesur që ky ligj të mos prekë veten e tij. Berisha ka qenë anëtar i Partisë Komuniste. Tesera e tij e partisë është bërë tashmë publike.

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka dhënë një “goditje nën brez” aleatit të tij Ilir Meta. Ditët e fundit duket një ftohje mes tyre. Meta po mundohet të afrohet me amerikanët dhe reagimi i Berishës ka qenë i menjëhershëm.

Ditën e sotme, deputetët e foltores kanë dërguar në Kuvend një ligj për lustracionin. Ndonëse një ligj i tillë është rrëzuar një herë nga Gjykata Kushtetuese, Berisha e ka rikthyer. Por ajo që bie në sy është se Berisha godet aleatin e tij. Berisha kërkon pastrimin e politikës dhe administratës nga funksionarët e regjimit komunist, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e Sigurimit.

Objekti i këtij ligji është përcaktimi se cilët subjekte dhe/ose funksione të larta publike dhe shtetërore, do të jenë të papajtueshme me veprimtarinë publike të funksionarit dhe zyrtarit të lartë në Republikës së Shqipërisë, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politike apo zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit, apo të ish-Sigurimit të Shtetit, për periudhën nga data 29 nëntor 1944 deri në datën 8 dhjetor 1990, duke përcaktuar rastet e papajtueshmërisë, procedurat e kontrollit, si dhe pasojat eventuale në rast konstatimi të papajtueshmërisë”, thuhet në ligj.

Po ashtu theksohet se nuk mund të jenë deputetë, ministra apo funksionarë, personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të organeve të Sigurimit të Shtetit me veprimtari të karakterit politik, që lidhen me veprat penale politike të parashikuara nga ligji nr.7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë”, i ndryshuar, apo bashkëpunëtor vullnetar për vepra të tilla;

Ky nen duket se godet Ilir Metën, pasi ish-presidenti akuzohet nga Autoriteti i Dosjeve se ka qenë Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.  Edhe pse Meta e mohon, Berisha në ligj i jep Autoritetit të Dosjeve të drejtën e verifikimit. Praktikisht ky ligj e nxjerr jashtë loje kreun e Partisë së Lirisë.

Por ajo që vihet re është se Berisha është kujdesur që ky ligj të mos prekë veten e tij. Berisha ka qenë anëtar i Partisë Komuniste. Tesera e tij e partisë është bërë tashmë publike. Po ashtu ai ka disa foto me ish-diktatorin Enver Hoxha. Shumë të tjerë thonë se Berisha ka qenë dhe sekretar partie në kohën e regjimit komunist.

Por në draftin që ka dorëzuar foltorja, amnistohen anëtarët e PPSH apo sekretarët e partive. Sipas propozimit të tyre, ndalohen të ushtrojnë funksione vetëm: anëtarët ose kandidatët e Byrosë Politike, anëtarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, me përjashtim të rasteve kur ka vepruar kundër vijës zyrtare apo është larguar vetë nga detyra në mënyrë publike; si dhe anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Ligji do e ketë të vështirë rrugën e miratimit, pasi PS nuk e ka mbështetur lustracionin. Megjithatë duket qartë se Berisha i ka dhënë një goditje Metës.

Drafti i propozuar nga “Foltorja”

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej