Berisha fyen shqiptarët: Ju bleu Rama duke rritur rrogat dhe pensionet!

Sali Berisha ka dalë sërish sot në një deklaratë me gazetarët në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, që sapo lamë pas.

Sipas Berishës, qeveria duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe atë Elektoral shpërbleu në mes të fushatës elektorale mijëra qytetarë.

Për Berishën, rritja e pensioneve dhe e pagave është blerje e votës së shqiptarëve.

“Në përputhje me betimin tim se do mbroj votën e qytetarëve shqiptarë, jam këtu për të faktuar bazuar në dokumente zyrtare të pakontestueshme, se vota e shqiptarëve u ble para se të hidhej në kuti. U ble në atë shkallë saqë qeveria vendosi kontrollin e plotë mbi rezultatin e zgjedhjeve.

Edi Rama pasi shpalli një kinezëri Kodin Zgjedhor, u vërsul me të gjitha pushtetit e narko-shtetit të rrëmbente votën e shqiptarëve, me qëllim për të blerë haptas apo influencuar votën në dhunim të Kodit Elektoral, qeveria shpërbleu në mes të fushatës elektorale 670 mijë pensionistë me bonus 5 mijë lekë të reja, e barabartë me shumën 33 milion euro.

Qeveria rriti në mes të fushatës elektorale pagën për punonjësit e administratës shtetërore. 13 mijë qytetarë u futën në skemën e pensioneve pa sigurimet. Mbi 20 mijë qytetarë u shtuan në listën e ndihmës ekonomike, dhe mbi 10 mijë të tjerë u paguan si punonjës pa kontratë.

Vetëm në Peshkopi u dhanë miliona lekë për personat me aftësi ndryshe. Këto pagesa u rritën në këtë fushatë me 900 milion lekë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Ai tha se, gjatë fushatës u dhanë qindra subvencione, prokurime e tenderë vetëm e vetëm për të ndikuar në blerjen e votës së shqiptarëve me para.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej