Berisha merr të shtunën përfundimisht PD Shkodër, ja ç’po ndodh

Te shtunen demokratet e Shkodres jane thirrur ne nje tjeter votim, kete here per kryesine, ku nga 52 emra pjese e listes, do te zgjidhen 25 prej tyre. Sali Berisha me kete proces po kryen edhe aktin e fundit te vendosjes se emrave te besuar te tij ne te gjithe strukturen drejtuese te partise, duke patur keshtu te gjitha gjerat nen kontroll.

E ndersa procesi po afron, ne tavolina po luhen te gjitha letrat me qellim qe te dalin emrat e besuar te njerezve qe kane çelesat e drejtimit te rithemelimit ne Shkoder. Bashkia dhe titullaret e saj kerkojne “hisen” e tyre prandaj po telefonojne qe te votohen emrat e besuar qe kane ne kete liste, e nuk jane pak.

Pasi jane kujdesur qe ta plotesojne ne te gjitha frontet me emrat qe neser do te jene vote dhe ze ne kryesine e re te Partise demokratike te rithemeluar. Te pakte jane emrat jashte ketij rreshti dhe gjasat qe te marrin vote i kane te pakta, kjo pasi ato nuk kane lobingje dhe nuk jane pjese e te tilla skenareve. Sali Berisha po deshton ne te gjitha format per ringritjen dhe bashkimin e partise demokratike, e cila gjendet ne ditet e saj me te veshtira kur po afrojne proceset zgjedhore.

Pakenaqesite dhe hatermbetjet jane shtuar dhe gare pas gare zgjedhore brenda partise ne keto muaj, dozat e kesaj qejfmbetje jane shtuar. Sepse skemat qe ka ndertuar Berisha dhe vartesit poshte tij nuk jane per nje parti te forte dhe qe themelet i ka tek meritokracia dhe vota e paster, por tek lobingjet dhe bashkepunimet e erreta qe kane te tjera qellime. Kryesia e re do te kete neser ne dore hartimin e listave per keshillin bashkiak, propozimet per deputet dhe cdo proces tjeter brenda partise. Ne kete pike farsa e neserme do te rikonfirmoje ate qe ka ndodhur deri me sot, votebesimin e aleancave dhe te besuarve te titullareve./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej