Berisha nxjerr të dhëna të forta: Ndërhyrja në TIMS u bë për të zhdukur të dhënat e avionëve

Ish-kryeministri Sali Berisha foli gjatë konferencës për media këtë të premte në lidhje me ndërhyrjen në sistemin Tims.

Në fjalën e tij Berisha theksoi se Drejtori i Depratmentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit,  Ervin Muça, ndërhyri në sistemin Tims me urdhër të kryeministrit Rama. Sipas tij qëllimi ishte që të fshiheshin të dhënat e personave të caktuar që kanë hyrë me çartera privatë në territorin shqiptar.

“Por emërimi i Taulant Ballës në krye të rendit u shoqërua me një akt tjetër të paimagjinueshëm, tërësisht në mbështetje të krimit, në mbrojtje të krimit: nxjerrjen e të dhënave në një akt in  ekstremis të të dhënave të TIMS. Aty është i gjithë databejzi i krimit dhe jo i krimit.

Ervin Muço, i dërguar direkt nga Edi Rama pas Taulant Ballës, për të ekzekutuar këtë krim të shëmtuar, kur atij nuk iu bindën punonjësit, të cilët i përgëzoj, ai shkoi dhe mori kompani private dhe i mori serverat në komisariat dhe i nxori të dhënat. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Atyre u duhet të shuajnë të dhënat e çarterave. McGonigalin e ka sjellë Duçka dhjetë herë me çarter këtu.

Alberto Preseci dhe Flavio Tosi kanë ardhur te Erion Veliaj me dhjetëra herë me çarter”, tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej