Berisha: SHISH është rikthyer në kohën e Klosit. AMA nën kontrollin e plotë të Ramës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, deklaroi në sallën e Kuvendit se atentati ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës ka përgjegjës Edi Ramën.

Berisha e vazhdoi këtë temë edhe në oborrin e Kuvendit. Ai implikoi edhe SHISH në këtë histori.

“Një nga organizimet më të shëmtuara për t’i marrë jetën një njeriu për fajin e vetëm se është kundërshtar i Edi Ramës. Edi Rama është në panik të tmerrshëm. Edi Rama konstaton se kudo po i rrëshqet toka nën këmbë dhe u kthye te praktikat më agresive të Partisë së Punës.

Edi Rama u kthye në genin e tij familjar që përbëhet nga xhelatë të intelektualëve shqiptarë. Vetëm me këtë mund të shpjegohet heshtja prej varri e Edi Ramës si porositës i aktit terrorist në Vaun e Dejës.

Kurrë një kryeministër, nëse do ishte dorëjashtë, nuk mund të heshte, por do ishte më i pari që do dënonte një akt, planifikimin e likuidimit politik të kundërshtarit politik. Por Edi Rama nuk e bën dot këtë, nuk do të kapë autorët sepse qëndron pas këtij akti.

Edi Rama ka falanga krimi qoftë në Policinë e Shtetit, me ndryshimet që ka bërë në SHISH, e ka rikthyer atë në kohën e Fatos Klosit kur ndërmerrte akte terroriste,” tha Berisha.

Ndërkohë në Kuvend, Berisha foli edhe për Autoritetin e Mediave Audiovizive.

“Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar.

AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Armela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës.

Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n.

E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën,” tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej