Berisha: Shqiptarët pijnë ilaçe të pavlera. Beqaj është hajdut vrasës, Tom Doshi ka marrë 3 mijë tendera

Sali Berisha, tha sot se SPAK-u ka amnistuar Erion Veliajn dhe Ilir Beqajn.

Të sekuestrosh djegësin dhe të mos ndalosh pagesat, të mos arrestosh Erion Veliajn, i cili është personi që ka ndryshuar praktikën e trajtimit të mbetjeve, i cili falsifikon vendimin e Këshillit Bashkiak dhe të Këshillit të Qarkut?

A ka krim më të shëmtuar se të akuzosh Arben Ahmetajn, që e meriton plotësisht, i cili e ka kryer katër herë kërkesën e Erion Veliajt për leverdissshmërinë e djegësit të Tiranës, kurse këtë që ka bërë kërkesën, nuk e arreston, por e amniston.

A e dini se edhe sot, paratë derdhen në kontot e Zotos dhe Mërtirit? A e dini ju se Erion Veliaj është zotuar me firmën e tij se do kontrollojë çdo muaj punimet? Gushti ishte revansh i krimit sepse Erion Veliaj është personi më i ekspozuar ndaj kësaj vepre që shkon në 1 miliard euro,” tha Berisha.

“Pra, a nuk ishte ky një gusht krimi, a nuk ishte ky një muaj i revanshit të krimit në histori?

Pastaj të kthehemi te Beqaj. Beqaj është hajdut vrasës. Sepse Beqaj ka zëvendësuar një sistem që ekzistonte, jo i përsosur, e them. Prandaj kishim blerë një aparaturë ultramoderne për ta përmirësuar. Ka zëvendësuar këtë sistem me një tjetër me kosto 80 herë më të lartë.

Beqaj është vampir, se ka urdhëruar të pakësohen 1 mijë operacione në muaj.

Kjo është të tallesh me qytetarët, në një mënyrë ose në një tjetër. Është cinizëm. Po sa herë e kemi denoncuar ne Vilma Nushin, gruan e kushëririt të Edi Ramës? Me dhjetëra e dhjetëra herë.

A e dini ju se shqiptarët marrin ilaçet më të pavlera ndoshta? Akti i parë që bëri Edi Rama kur erdhi në pushtet, në ndikimin e kushërirës, që u garantonte shqiptarëve ilaçe të hapësirës evropiane. Mund të ishin pak më shtrenjtë, por kishin cilësi. Kurse vetëm Tom Doshi me cilësinë e tij, ka marrë 3 mijë tendera.

Prandaj krimi shndërrohet në votë dhe vota në krim,” shtoi Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej