Bie shteti digjital i Ramës, Ministria e Brendshme jep njoftimin: Të gjitha shërbimet që janë ofruar online do jepen fizikisht

Ministria e Brendshme njofton se pas sulmit kibernetik në portalet qeveritare gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen fizikisht.

Bëhet me dije se do të ofrohet shërbimi fizikisht që i përket gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

“Ministria e Brendshme informon qytetarët se të gjitha shërbimet që janë ofruar online deri më sot, përkohësisht do të ofrohen #fizikisht pranë sporteleve përkatëse, që u përkasin gjithë institucioneve të varësisë, veçanërisht Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.

Ky ndryshim i përkohshëm i praktikave vjen si rezultat i pamundësisë së ofrimit të shërbimeve online nëpërmjet platformës e-Albania, e cila si pjesë e infrastrukturës teknologjike shtetërore ka rënë pre e një sulmi kibernetik, të sofistikuar dhe të sinkronizuar jashtë Shqipërisë.

Deri në zgjidhjen e kësaj situate, qytetarëve do të vijohet t’u ofrohet shërbimi pranë sporteleve fizike të institucioneve të varësisë.

MB është në kontakt të vazhdueshëm me AKSHI-n dhe po punojnë intensivisht për normalizimin e kësaj situate të pazakontë dhe të panjohur më parë në këto përmasa.

Ministria e Brendshme kërkon mirëkuptimin e gjithë qytetarëve për vështirësitë e krijuara” thuhet në njoftim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej