Biznesmeni grek përdhunon të miturën shqiptare, adoleshentja ishte praktikante në kompaninë e tij

Një gjykatë greke ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 4.5 vite burg biznesmenin 53-vjeçar, që ka ngacmuar seksualisht dhe ka përdhunuar në mënyrë të vazhdueshme adoleshenten shqiptare gjatë periudhës 2017-2018.

Sipas medieve të vendit fqinj, abuzimi seksual ka ndodhur në kohën kur 16 vjeçarja trajnohej si praktikante tek biznesi i 53-vjeçarit grek.

Ndërkohë 53-vjeçari mohon akuzat, ndërsa thotë se nuk ishte në dijeni për moshën e vajzës, duke u  shprehur se ajo  dukej si grua e rritur në trup. Sipas tij marrëdhëniet seksuale kanë ndodhur me vullnetin e adoleshentes dhe se janë frekuesntuar jashtë ambineteve të biznesit të tij, ku vajza ishte regjistruar si praktikante.

Mësohet se fillimisht vajza ka hezituar të flasë për atë që i ka ndodhur, duke bërë që prindërit të dyshonin, pasi paparitur ajo ka ndaluar së shkuari në kompaninë ku po kryente praktikën.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej