Bleu dy ‘AMG’ me 120 mijë eurot e vjedhura, tatuazhi që i riu i dedikoi mamasë

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Havier Dobi, 23-vjeçari i cili së bashku me nënën e tij Rozeta Dobi, vodhën rreth 120 mijë euro dhe sende të tjera me vlerë në një banesë në “Rrugën e Kosovarëve” në kryeqytet.

Nga postimet e bëra në rrjete sociale, vërehet se i riu është i apasionuar pas makinave luksoze. Madje prej shumës së parave të vjedhura ai mundti të blejë 2 automjete Benz AMG, të cilat janë sekuestruar nga policia.

“Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në një tjetër postim në rrjete sociale, i riu zbulon një tatuazh dedikuar të ëmës ku shkruhet: “Hej mom, ti je dashuria më e madhe që kam”.

Dobi u vu në prangat e policisë, pasi së bashku me mamanë e tij vodhën banesën ku kjo e fundit punonte si sanitare. Ata përdorën çelësin që kishte sanitarja për të hyrë në banesë dhe inskenuan grabitjen duke bërë rrëmujë në shtëpi për ë humbur gjurmët.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej