Bojkoti për hartën gjyqësore/ Anton Kosteri mesazh avokatëve, paralajmëron protestë para KLGJ-së

Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër, Anton Kosteri, ka bërë një paralajmërim për avokatët që thyejnë bojkotin e seancave gjyqësore, në kundërshtim të hartës së re gjyqësore.

Kosteri tha se nga 400 seanca gjyqësore, në vetëm në dy raste është zhvilluar procesi. Ai deklaroi  se ndaj avokatëve që thyejnë bojkotin do të merren masa.

“Do njoftojmë komisionin e disiplinës. Kjo tregon se është një numër i papërfillshëm i atyre që kanë thyer bojkotin. Ka persona të tillë që për një arsye të caktuar dalin jashtë rreshtit. Edhe Edi Ramës që ka pushtet absolut, është bërë si lideri i Koresë së Veriut, po i dalin nga rreshti, e jo më Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Me termin përçarje, për mua si jurist, përçarje do të thotë kur një grupim është i ndarë në dy pjesë. Një përqindje e atyre që kanë thyer bojkotin, nuk konsiderohet si përçarje, por raste sporadike. Shfrytëzohen nga mediat pranë qeverisë për të thënë se greva dhe bojkoti i avokatëve po shkon kot. KLGJ e di se sistemi është i bllokuar tërësisht. Disa gjyqarë po shkelin ligjin duke zhvilluar procese pa praninë e avokatit, akte të pavlefshme, nuk duhet të kenë në fakt asnjë vlerë ligjore. Kur t’i nënshtrohen rekurseve, do rrëzohen si vendime dhe akte të pavlefshme. Bllokimi i sistemit për një kohë mjaft të gjatë. Nga 14 qershori, 90% e seancave nuk zhvillohen”, u shpreh ai.

Më tej, Kosteri bëri të ditur se javën e ardhshme, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë do të protestojë  para KLGJ-së, së bashku me qytetarët.

“Këto ditë, javën që vjen do dali dhe data për protestën para KLGJ-së. Do njoftohen institucionet ligjzbatuese. Do njoftohet edhe qytetarët që të protestojnë për të drejtën e aksesit në gjykatë”, nënvizoi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej