Bomba plasi: Pazaret e prishura Sula- Kryemadhi- Meta dhe fundi i paralajmëruar i një klike mafiozësh

Po çfarë ka ndodhur që kjo ortakëri u lëkund kaq papritur? Çfarë ndodhi që Gentiana Sula hodhi në tavolinën publike të mallkimit Ilir Metën duke e quajtur ish-sigurims? Çfarë video ka Monika për Gentën që i ka vënë vulën përfundimisht kësaj miqësie të tipit mafioz

Është për tu çuditur ajo që ndodhi dy ditë më parë… Lajmi se ish-Presidenti Ilir Meta, ka qenë ish- sigurims në kohën e rinisë, doli në një moment kur pak kush e priste. Jo prej të vërtetës ose jo që ky lajm përfaqëson… Në fakt kjo gjë nuk u artikulua për herë të pare. Ishte folur edhe here të tjera për anën e errët të rinisë së hershme të Ilir Metës.

Ajo që ka çuditur është prishja haptazi e një lidhjeje të fortë të stilit mafioz mes dy protagonistëve të kësaj historie. Bëhet fjalë për dy familje të mëdha që publiku shqiptar i njeh fort mirë, familjes Sula dhe çiftit Meta- Kryemadhi.

Le t’ua sqarojmë me radhë: Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit është një prej emrave më të paskrupullt që ka nxjerrë historia e Shqipërisë. Quhet Gentiana Sula Mara, bashkëshorte e Gentian Sulës, një emër për të cilin ‘Pamfleti’ ka shkruar edhe më parë. Kjo grua, ortake në firmën e bashkëshortit të vet, që Tirana e njeh si ndërtuesin famëkeq të Kodrës së Diellit, është një nga përfitueset me të mëdha – së bashku me të shoqin- të fondeve publike. Firma e tyre “Agi Kons” gjatë këtyre viteve ka marrë miliona euro nga fondet e shtetit dhe më shumë se askund njihet për lejet e ndërtimit të dhëna nga Erion Veliaj në përfitim të saj.

Shumë para, shumë përfitime… Shumë famë e keqe për dy njerëz të paskrupullt që natyrisht nuk e kanë gëzuar dot luksin e tortës krejt të vetëm. Ku mban era para, futet edhe Monika Kryemadhe dhe Ilir Meta (ka edhe të tjerë, por kjo është temë e një shkrimi tjetër) dhe kjo është vërtetuar me dhjetra herë gjatë këtyre viteve tranzicion. Ndonëse zyrtarisht çifti i ortakëve është kujdesur që t’i kopsinin letrat pa lënë gjurmë, kjo firmë sipërmarrëse ndërtimi, ka në bashkëpronësi edhe Monikën, me vlerë aksionesh rreth 35%. Kjo justifikon edhe qetësinë me të cilën “Agi Kons” ka përfituar më shumë se 13 miliardë lekë tenderë, por edhe shoqërinë e parë nga i madh e i vogël i Monikës me çiftin Sula. Ata janë fshehur në letra, por jo në shfaqjet e tyre në publik.

Kjo justifikon edhe karrierën e Gentiana Sulës e mbi të gjitha fshehjen nga ana e saj e dosjeve të shumë personazheve të politikës, përfshirë edhe Monikën dhe Ilir Metën. Megjithë tentativat dhe lobimet për hapjen e dosjeve, Gentiana Sula Mara është kujdesur që Autoriteti i Dosjeve të mbajë mbyllur çdo korridor informues duke e kthyer kryetaren e saj në një ‘Djall’ që kërcënonte sipas rastit çdo individ që nuk i vinte mbas qejfit.

Nga ana tjetër si mikeshë e çiftit Kryemadhi-Meta, ajo  e zgjati mandatin dhe jetën në krye të këtij Autoriteti, ndërkohë që shijonte edhe ortakërinë dhe milionat e kësaj ortakërie. Dihet botërisht bashkëpronësia e dy grave në kullën pranë Sheshit Shqiponja, siç dihet edhe copa e majme e tortës që familja Sula i ka dhuruar çifit Meta-Kryemadhi në ndërtimet e tyre, përfshirë edhe tek Kodra e Diellit.

Po çfarë ka ndodhur që kjo ortakëri u lëkund kaq papritur? Çfarë ndodhi që Gentiana Sula hodhi në tavolinën publike të mallkimit Ilir Metën duke e quajtur ish-sigurims? Korridoreve të Kryeministrisë përflitet se çiftit Sula i është bërë një ofertë e majme me formulën e investitorit strategjik. Si të pangopur që janë, Sulajt e kanë përqafuar menjëherë idenë dhe pasi e kanë kafshuar karremin, kanë marrë si peshqesh edhe kushtin e “prishjes së ortakërisë me çiftin Kryemadhi- Meta”. Për të vazhduar festën me paratë e shtetit, Sulajt duhet të zgjidhnin. Gjë që Monikës dhe ish-Presidentit, i kthyer tashmë në megafon dështimesh e kërcënimesh personale nuk u ka pëlqyer. Siç tregojnë miqtë e të dy palëve, sherri mes tyre ka javë që zgjat dhe ajo që i ka vënë vulën përfundimisht kësaj miqësie të llojit mafioz është një video që Monika Kryemadhi e ruan për t’i bërë presion shoqes së saj. Në atë video, kryetarja e Autoritetit të Dosjeve kompromentohet egërsisht, prandaj dhe reagimi i saj ka qenë i ashpër. Pasi ka marrë sigurinë nga pushteti se nuk do t’i preket asnjë qime, Gentiana është hedhur në sulm duke i dhënë fund përfundimisht pazareve me Monikën dhe Ilirin dhe duke u betuar se do t’i japë fund edhe karrierës politike të këtij të fundit.

Se si do të shkojnë gjërat mbetet për t’u parë. Ama e sigurtë është që përfaqësues të të dyja familjeve, emra të njohur të botës së krimit, kanë ditë që mundohen t’i shtrojnë në tavolinën e bisedimeve dhe që të gjejnë gjuhën e përbashkët pa provokuar gjëma më të mëdha./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej