Bordi i Transparencës ul sërish çmimin e naftës, zbret me 1 lekë litri i benzinës

Bordi i Transparencës ditën e sotme ka vendosur sërish çmimet e reja me të cilat do të tregtohen karburantet në vendin tonë.

Pas vendimit  të djeshëm ku litri i naftës u la të shitej me 255, ditën e sotme ka vensosur që një litër naftë të tregtohet me 249.

Ndërsa, sa i përket benzinës, duke filluar nga sot në orën 18:00, një litër nuk do të mund të shitet me më shumë se 242 lekë/ liter, ndërsa gazi do të vijojë të shitet me 83 lekë/litri.

Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej