“Burri” Fatmir Mediu do gjykohet në Ditën e Grave, i kallëzuar nga nëna që iu vra fëmija në Gërdec

Pas plot 15 vitesh mos gjykim, kapardisje në qeverisjen e PD, në parlament dhe spërdredhje, strukje e pazare me shefat e politikës dhe drejtësisë, duke i shpëtuar përgjegjësisë penale për Gërdecin, Fatmir Mediu është shpallur i pandehur e dërguar për gjykim.

Sa herë është kërkuar ri-hetimi dhe dënimi i tij për përfshirje në krimin e Gërdecit, dhe kur SPAK e mori të pandehur, Fatmir Mediu ka thënë: – Unë jam “burrë”, dhashë dorëheqjen pa pasur asnjë lidhje me Gërdecin.

Në fakt, nga detyra e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu nuk dha dorëheqje, por e hoqi Sali Berisha, për të mos e pasur më në atë post prej frikës së ndonjë proteste, por 1 muaj pas shpërthimit të Gërdecit, Edi Rama bëri pazarin e ndryshimit të Kushtetutës me Saliun.

Ndërsa më pas, Saliu gjoja i hoqi imunitetin Fatmir Mediut, si skenar për ta mbrojtur dhe diktoi me dhunë te kupola e drejtësisë, për të mos e arrestuar e për të mos e çuar në gjyq, ngaqë Gërdeci ishte biznes i Shkëlzen Berishës e ortakut të tij Mihal Delijorgji.

Po të ishte “burrë” e i pa përfshirë në Gërdec, Fatmir Mediu nuk strukej e nuk bënte pazare gjatë 15 viteve, për të mos u ri-hetuar e shpëtuar gjykimit me procedura e parashkrime.

Por u drodh e u tmerrua si “burrec”, paçka se bënte si “trim” në media, kur Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin kundër Gjykatës së Posaçme, dhe kur SPAK e çoi të pandehur për gjykim, me akuzën e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim si ministër dhe shpërdorimit të detyrës, me ndikim e diktat mbi strukturat drejtuese ushtarake.

Është koincidencë, që për dosjen e tragjedisë së Gërdecit, “burri” Fatmir Mediu do fillojë të gjykohet më 8 mars, në Ditën e Grave, i kallëzuar nga një grua e nënë të cilës iu vra fëmija 7-vjeç, nga shpërthimi i predhave në biznesin e ngritur me urdhra të ish-ministrit, në favor të djalit të ish-kryeministrit “non grata” Sali Berisha./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej