Agim Ismaili caktohet drejtues i IKMT, në vend të Dallendryshe Bicit.Agim Ismaili pritet të emërohet në krye të IKMT-së (Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) në vend të Dallëndyshe Bicit, e cila pak ditë më parë u emërua në krye të Kadastrës, në vend të Artan Lames.
Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshèm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis.
Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshèm të Autoritetit Kombètar tè Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.