Çdo të thotë laku i SPAK që ka rrethuar të gjitha PPP-të e Edi Ramës

Nga ana politike mund të thuhet hapur se është delegjitimuar e gjithë afera e qeverisë së Edi Ramës me PPP-të e tij të famshme.

Një hulumtim i rrjetit BIRN së bashku me Zërin e Amerikës bënë të ditur se tashmë edhe zyrtarisht, SPAK ka nën hetim edhe PPP-në e laboratorëve të ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është afera e tretë e Ilir Beqajt që është nën hetim e thuajse plotëson të gjithë fjalëkryqin e kontratave që Edi Rama ka dhënë tek privatët që kur ka ardhur në qeveri.

Pra konkretisht SPAK ka nën hetim të gjitha PPP-të e shëndetësisë, ka nën hetim PPP-të e Unazës, ka nën hetim aferën e inceneratorëve, që do të thotë se i gjithë aktiviteti financiar kontraktual i Edi Ramës është në duart e prokurorëve Specialë.

Të cilët kanë dëgjuar palët dhe sipas gjasave, kanë ecur përpara në hetime, ngase kanë gjetur elemente të rëndësishme penale në veprimtari.

E këtu nuk bëhet fjalë për çështjen e procedurës paraprake të hartimit të drafteve, por operacioneve të parave që janë zbuluar në këto afera. Të cilat duket janë vonuar se janë studiuar me detaje lëvizjet e parave dhe mënyra e përdorimit të tyre.

Po çfarë mund të presim tani? Nuk ka asnjë mundësi tjetër vetëm që të kemi të pandehur të rinj apo siç quhet në gjuhën e publicistikës: “pranga ekselente”. Të cilat, siç ka ndodhur edhe në rastet precedente, u është pjekur materiali për t’i inkriminuar.

Po kush do të jenë njerëzit që mund të shikojmë si banorë të rinj të ambjenteve të paraburgimit? Sipas gjasave: njerëzit që kanë firmosur lëvizjen e parave dhe ato që kanë përfituar këto vlera monetare. Në rastin e inceneratorëve, pamë sesi Lefter Koka dhe Alqi Bllako, edhe kishin firmosur lëvizjen e parave, edhe kishin përfituar këto para si titullarë e protagonistë të subjekteve që ndërtuan, apo bënë konsulencën. Pra vetë firmosnin dhe vetë merrnin paratë. A ka ndodhur edhe në rastin e laboratorëve ky precedent? Duhet parë, veçse logjika që dosja tashmë është vulosur si hetim i SPAK thotë shumë.

Ndërkaq, nga ana politike mund të thuhet hapur se është delegjitimuar e gjithë afera e qeverisë së Edi Ramës me PPP-të e tij të famshme. Kjo jo thjesht për formën e saj, por për ndarjen e parave të buxhetit, njerëzve që sipas ligjit nuk duhet t’i merrnin. Siç po e vërteton afera e inceneratorëve…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej