Çfarë “bëmash” i kujton Brisit të Monikës, personi me numër cel: 068 40 79 222?

Nëse SPAK kontrollon tabulatet, do zbulojë se nëpërmjet sekserit e vartësit të saj Gribos Liçaj me këtë numër telefoni, “flamurtarja” anti- korrupsion e LSI, Brisida Shehaj, gjatë viteve në krye të tatimeve, sipas KLSH i ka zhdukur shtetit afro 500 milionë Euro. Brisi ka fshirë detyrimet fiskale dhe ka pranuar fatura TVSH false në favor të oligarkëve; mes tyre bosët azerë të “ARMO”, “Kurum” e “Bankers”, por dhe biznese të familjarëve të ministrave, deputetëve, drejtorëve, trafikantëve, bankave, fondacioneve “Besa” e “IuteCredit”, kompanive të huaja, madje dhe të mermerit të Ilir Metës

Brisida Shehaj, ish-drejtoresha e Tatimeve, ose “vajza e Xhikos”, siç e thërret shefi Ilir Meta dhe komshiu Edmond Panariti; pasi Rama e përzuri nga “tepsia” e pazareve dhe korrupsionit të PS ngaqë “hante e llapte” shumë, është bërë “flamurtare” e LSI për luftën kundër korrupsionit.

U fut në këtë parti, me mendimin se Saliu e Iliri do merrnin pushtetin më 25 prill 2021 e do ta bënin Ministre Energjie; madje Monika e emëroi Zv/kryetare të LSI dhe e kandidoi për deputete në Tiranë, ku mori vetëm 20 vota, ndërsa tani po e keqpërdor si “tellalle” nëpër televizione.

Brisi i Monikës, po flet kundër vjedhjeve të Ramës, ministrave e oligarkëve, sepse ua di zullumet, mbasi në favor të tyre, madje dhe të Klodian Zotos e Mirel Mërtirit, ka fshirë miliona Euro detyrime fiskale, ka lejuar biznese pa licencë e miliona Euro TVSH me fatura false.

Këto ‘qoka’ e pazare penale me vlerë afro 500 milionë Euro që Brisida ka bërë kur ishte drejtore në tatime, i ka zbuluar KLSH, i kanë dhe regjistrat e bilanceve në tatime, raportet e auditit të Ministrisë së Financave e dosjet në 3 kallëzime penale.

Por më të sakta e të plota si prova, SPAK mund t’i verifikojë e zbulojë te tabulatet e numrit telefonik: 068 40 79 222, i cili nuk është numri i Brisit të Monikës, as i ndonjë ministri, oligarku apo trafikanti ndërtues kullash, por i sekserit e ish-vartësit të saj me detyrë të lartë në tatime.

Sa herë që Brisi i binte numrit: 068 40 79 222, nuk e pyeste për punët e tatimeve, por i linte detyrë për pazare të reja, ose i kërkonte informacion e llogari, mbi pazaret e vjetra.

Ndërsa sa herë që Brisit, i binte ky numër telefoni, ajo e kuptonte se vartësi i saj sekser kishte mbyllur pazaret, ose merrte miratimin prej Brisit, për të goditur apo paralajmëruar bizneset problematike, që ishin piketuar për të dhënë çeqet. Pasi Brisi bënte listën me bizneset e parregullta e ato ilegale, që bënin mashtrime tatimore e kërkonin favore, ia jepte personit në fjalë, i cili prej Brisit ishte pagëzuar me emrin “Gjon”.

Ky i ndante në dy kategori: biznesmenët e fuqishëm, i çonte te zyra e Brisit pas orës 18:00, por dhe krijonte takime në ndonjë vend konfidencial, ndërsa me të tjerët i mbyllte vetë pazaret

Tmerr kanë pasur biznesmenët e ndërtimit, të resorteve, ushqimeve, bosët e supermarketeve, të miellit e agjencive turistike, sepse numri: 068 40 79 222 i “Gjonit”, u binte çdo fund- muaji si “sirenë”, për t’i kujtuar se drejtoreshë Brisi kishte “kulaçin që ishin tolerimet, por dhe “kërbaçin”, që ishin gjobat, bllokimet e sekuestrimet.

Nga investigimi që ka bërë “Pamfleti”, rezulton se personi me numër: 068 40 79 222, është kushëriri i Brisit nga Tepelena, të cilin sapo u bë drejtoreshë në tetor 2013, ajo e emëroi Drejtor të Drejtorisë së Administrimit dhe Investigimit të Brendshëm e Anti-korrupsionit në Tatime.

Pra, kishte nën “thundër” gjithë administratën tatimore, të cilët detyroheshin të qëndronin urtë e firmosnin çdo fshirje detyrimesh fiskale, të miratonin çdo bilanc, të vendosnin gjoba e t’i fshinin ato dhe të bënin kontrolle sipas preferencës së personit me numër: 068 40 79 222.

Kaq për sot e për ty, o “Gjon” i Brisit, për zullumet në tatime dhe atje ku ke shkuar më pas e ku gjendesh tani te kupola e pushtetit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej