Çfarë ndryshoi? Rama ndërron mendje për bastet, bën gati terrenin për rikthimin e tyre

Qeveria Rama  po parashikon rikthimin e basteve online, katër vite pasi u mbyllën me ligj.

Mësohet se kryeministri Edi Rama sot do të organizojë një dëgjesë publike për bastet sportive në orën 10:00 ku prezent do të jetë Presidenti i Komiteti Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ka qenë pro rihapjes duke i kërkuar Ramës.

Për këtë lëvizje të qeverisë, ka reaguar edhe opozita.

Sipas tyre, ky është tregues se kjo qeveri nuk po mendon për qytetarët po për interesat e tyre.Reagimi i parë ka ardhur nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila nuk i ka kursyer notat e ironisë.

“Njeriu që citonte Kuranin për të këqijat e basteve ka lajmëruar diskutimin për rihapjen e tyre. Jam kurioze te di si do ia justifikoje të tijve ndryshimin e mendjes?! Po shqiptarëve që në tetor 2018 u tha se gjithë pronarët e basteve qenë kriminelë?! Çka ndryshuar nga dje”, shkruan Tabaku.

Pas saj, një reagim erdhi edhe nga deputetja Dhurata Çupi.

Ajo thotë se u kuptua që kryeministri Edi Rama kishte si synim rikthimin e basteve që ‘pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega’.

“Dy ditë më parë paralajmërova se pas publicitetit të qeverisë për suksesin e kampiones Luiza Gega po fshihej projekti për rikthimin e basteve sportive. Nesër kryeministri zhvillon takimin e parë publik për këtë çështje pa u bërë akoma 4 vjet nga ndalimi me ligj i basteve sportive. Koha po tregon se kryeministri i vendit nuk ka në axhendë interesin publik. Edi Rama vepron si pjesë e lojës së madhe multimiliardere të basteve sportive, jo si kryeministër. Së shpejti do të shohim shkërrmoqjen finale të premtimit të tij madhor për mbylljen me ligj të basteve sportive, përfshirë edhe ato dixhitale”, shkruan Çupi.

31 dhjetori 2018 ishte dita e fundit që në Shqipëri u lejua vendosja e basteve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej