Çfare po gatuhet? Edi Rama e mohoi, por shikoni çfarë kanë publikuar hakerat! Nxjerrin e-mailet dhe shkresat e administratës

Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri Edi Rama pak ditë se të dhënat e shqiptarëve janë të sigurta, duket se hakerat që sulmuan aplikacionin online të e-albania kanë marrë një pjesë të mirë të të dhënave, të cilat i kanë hedhur në një faqe të re në internet.

Faqja e ka nisur aktivitetin e saj më 22 korrik dhe është hapur me domenin: homelandjustice.ru. Aty janë publikuar një pjesë të të dhënave që mendohet se i përkasin institucioneve të shtetit shqiptar.

Hakerat kanë krijuar kategoritë përkatëse duke nisur nga dokumentet që besohet se janë hakeruara në e-albania, ku përfshihen shkresa, emërime, udhëzime apo dhe e-maile të punonjësve të AKSH-it (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) dhe vetë drejtoreshës së këtij insititucioni Mirlinda Karçanaj.

Hakerat kanë vjedhur edhe e-mailet e punonjësve të këtij institucioni, duke i listuar njëri pas tjetrit siç duket edhe në videon e krijuar në faqen homeladjustice që për hapësirën shqiptare është mbyllur nga AKEP.

Faqja hapet me foton e madhe shoqëruar me titullin: Konferenca e Durrësit, çelësi i Ferrit ose fundi i zjarrit.

Gjithashtu, në faqe janë publikuar edhe të dhënat e pasaportës së dy ukrainasve dhe të dhënat e vaksinimit të tyre të cilët janë vaksinuar me Sinovac në Sarandë.

Ndërsa nuk mungojnë as të dhënat personave të individëve të ndryshëm ku një prej tyre është një certifikatë martese.

Në kategorinë e quajtur Tweet, hakerat shkruajnë se  “Kemi kryer #Sulmet Kibernetike për të shprehur urrejtjen dhe zemërimin tonë ndaj qeverisë shqiptare. Terroristët e huaj dhe pastruesit e parave nuk i përkasin tokës së shenjtë. Toka jonë ka nevojë për pesticide për t’u pastruar”.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej