Çfarë po ndodh? Aeroporti i Rinasit në kaos, pezullohen fluturimet, ngrihen dyshimet e forta

Aeroporti i Rinasit është në kaos. Disa fluturime janë anuluar sot, ndërsa të tjera janë shtyrë.

Mediat bëjnë me dije se një situatë e tillë vijon prej afro një ore. Siç shihet edhe në foto, 4 prej fluturimeve janë shtyrë për më vonë.

Ndërkohë të tjerat, pavarësisht se tabela tregojnë që janë në procesin e “check-in”, mësohet se janë ndërprerë.

Nga informacionet, bëhet me dije se dyshohet për një sulm kibernetik. Burime bëjnë të ditur për mediat se pilotët e avionëve kanë vështirësi në komunikimin e tyre me kullën e kontrollit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej