Çfarë po ndodh në BBV? ‘Vëllai i Madh’ dërgon disa balerina për Luizin, ‘çmendet’ Kiara: Më fusni në shtëpi tani!

Teksa finalja e madhe po afron, në shtëpinë e BigBrother VIP është organizuar një festë beqarie për Luiz Ejllin.

Artisti i cili i propozoi për martesë Kiara Titos brenda shtëpisë së famshme, pritet të kurorëzojë dashurinë në martesë me moderatoren pas përfundimit të spektaklit.

E mesa duket këngëtarit iu organizua një festë posaçërisht për të nga Vëllai i Madh ku i kishte dërguar disa striptiste duke krijuar një atmosferë të ‘nxehtë’. Sakaq në shtëpi ishin rikthyer dhe disa nga ish-banorët e “BBVIP”, si Sabiani, Qetsori, Ronaldo, Beati, Lorenci dhe Gerti për të festuar së bashku me këngëtarin.

E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për tu maskuar si djem.

Një moment ‘funny’ ishte dhe reagimi i Kiarës në rrjetet sociale e cila bëntë thirrjet pubilike për të hyrë në shtëpi pasi pa se çfarë kishin organizuar për Luizin.

Çfarë po ndodh në BBV? ‘Vëllai i Madh’

“Më fusni në shtëpi tani”- shkruan moderatorja duke i bashkangjitur disa emoji duke qeshur gjatë videos ku këngëtari shfaqej duke kërcyer me strptistet.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej