“Mirupafshim”, ishte mesazhi që nuk lë vend për interpretim, i publikuar së fundmi në profilin në Facebook të Simona Lidullit, gruaja e gjetur e pajetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në lagjen Ardeatino në Romë.
Në profilin e shoqëruesit të saj, Valerio Savino, u gjet një tjetër postim që lajmëron fatkeqësinë: “Lamtumirë të gjithë miqtë e mi. Jeta ime tokësore dhe ajo e Simonës përfundon këtu”.
Ai u gjet i vdekur në makinën e tij në parkingun e një qendre tregtare, teksa gruaj në shtëpi e qëlluar me armë zjarri.
“Ju lutem, ata që jetojnë në Romë të shkojnë menjëherë në shtëpinë e Simonës, në via Adolfo Consolini 51”, shkruan një i afërm nën postimin e fundit të gruas.
E megjithatë komentet pasojnë njëri-tjetrin, përpjekje të dëshpëruara për të ndalur aktin e paralajmëruar: “Simona, të lutem mos na e shkakto këtë dhimbje. Gjithçka do të zgjidhet”.
Mesazhet e lamtumirës të gjetura nga karabinierët, të cilët po hetojnë dy vdekjet, edhe në shtëpinë e burrit dhe në makinë, flasin për një vullnet të përbashkët për t’i dhënë fund të gjithave. Një vdekje e dyfishtë e shpallur drejtpërdrejt në rrjetet sociale, para një audiencë të pafuqishme përdoruesish, miqsh dhe të afërmsh.
Shumë prej miqve që lexuan mesazhin ngritën alarmin.“Unë jam kujdestari i maceve të tyre. Po mundohem t’i telefonoj në celular, por ata janë jashtë. Jam në ankth”.