Rritja e çmimeve ka prekur çdo sektor të ekonomisë, që nga ushqimet, transporti, turizmi e hoteleria. Gazetarja Iris Rrezhda në një vështrim në disa faqe hotelerie në Korçë ka vërejtur se çmimet janë rritur duke shkuar dhe mbi 400 euro nata. Bëhet fjalë për vila me 3 dhoma gjumi e 4 banjo ku një natë qëndrimi në to shkon mbi 400 euro.
“Kemi gjetur çmime në një sajt interneti në dy vila me mbi 400 euro për një natë.
Nuk e di pse kjo rritje kaq e lartë. Sado që është vilë me 6 dhoma, për një familje me katër anëtarë është shumë e lartë.
Ky është rasti i parë që kemi hasur këtë vit,” raportoi gazetarja Iris Rrezhda.Megjithatë pavarësisht kësaj, Korça ka patur mjaft turistë këtë vit.