Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 Qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.
Klan Kosova njofton se “delegacionet nga Tirana nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Gjakovë për këtë mbledhje”.
Klankosova ka dërguar pyetje në qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje.
Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një konferencë për shtyp të paplanifikuar në orën 19:30.
Në media aludohet se shkak i anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive mund të jetë kriza në veri të Kosovës.