2 prokurorë anglezë kanë mbërritur në vendin tonë, pas vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë dhe perfshirjes së 4 britanikëve.
Ata do të njihen me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë të cilët janë ndaluar nga policia britanike.
Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin prill ku Nikulaj u ekzekutua në lokalin në pronësi të tij. Ngjarja kishte motive gjakmarrje ndërsa u identifikuan edhe autorët e përfshirë.
Porositësi ishte Edmond Haxhia ndersa bashkepunoi me 5 shtetas të tjerë, 4 anglezë dhe portugezi i cili është edhe ekzekutori.
Rikujtojmë se në Angli u arrestuan Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman.
Për këtë ngjarje, vijon të jetë në kërkim ekzekutori portugez Ruben Saraiva dhe anglezi, Harry Simson.