Dalja në shitje e sekreteve të shtetit: Kë po shantazhojnë iranianët?!

Është konsideruar shantazh, pasi siç doli pak ditë më parë, mendohet se në këtë operacion ka pasur edhe bashkëpunim nga brenda strukturave të shtetit.

Tashmë është e qartë se dëmi në të dhënat e rëndësishme të shtetit shqiptar nga hakerat iranianë është bërë, dhe është goxha i madh.

Një burim diplomatik i tha ‘Pamfleti’-t, se NATO ka kërkuar një relacion të plotë mbi këtë ngjarje, për të konkluduar një evidencë në lidhje me të dhënat e klasifikuara që Aleanca Veriatlantike qarkullon me vendet anëtare.

Siç mësohet, ka një dyshim jo të vogël se iranianët mund të kenë arritur edhe në sistemin e komunikimit për çështjet e sigurisë kombëtare.

Kjo pasi, Ministria e Mbrojtjes, ajo e Brendshme, si dhe institucione të tjera komunikojnë me kryeministrinë nëpërmjet e-mail’it, i cili ndodhet në serverin qeveritar. Server, që është hakuar, zbërthyer, e si duket edhe grabitur nga hakerat iranianë.

Por dalja mbrëmë e njoftimit të piratëve kibernetikë, për shitjen e të dhënave të rrjeteve të shtetit shqiptar, si sistemi TIMS apo edhe materialet e e-albania-s, është një dëshmi që ka shkaktuar ‘shock’ në qeverinë shqiptare.

Megjithatë, ekspertët e kanë konsideruar atë njoftim, më shumë një shantazh sesa një tallje për të treguar se ata kanë në dorë të dhëna sekrete.

Është konsideruar shantazh, pasi siç doli pak ditë më parë, mendohet se në këtë operacion ka pasur edhe bashkëpunim nga brenda strukturave të shtetit. Ndërkaq, dyshimet e para janë nëse bëhet fjalë për shantazh ndaj zyrtarëve që kanë fshehur të dhënat e TIMS për raste të veçanta, për baronë krimi, apo për çështje të tenderëve e PPP-ve që qeveria i ka dhënë oligarkëve. Këto ditë pritet të dalin të dhëna të kripura që do të djegin zyrtarë të lartë, në lidhje me pagesat, të cilat kanë vepruar si qark i mbyllur, duke përfunduar në llogari njerëzish të afërm të pushtetit.

Ndërkaq, dyshimet e NATO-s për rrjedhje të të dhënave sensitive janë një telash i madh, ngaqë bëhet fjalë për shkelje të protokollit që shërbimet inteligjente të aleancës kanë për ruajtjen e dokumenteve të klasifikuara.

E nëse del, se realisht është prekur edhe kjo pjesë, atëherë nuk ka dyshim që do të kemi sanksione të forta ndaj qeverisë shqiptare. Një aleat i NATO-s, nëse transferon apo shet të dhëna të tilla, reagimet do të jenë shumë të forta. Si për shembull, gjatë luftës së Kosovës, ministria e mbrojtjes së Greqisë u akuzua se ka qarkulluar të dhëna sensitive të operacionit për bombardimin e Serbisë së Sllobodan Milosheviçit. Ministri i asaj kohe, Akis Xohaxopullos, një figurë e rëndësishme e PASOK-ut përfundoi në burg për korrupsion; të dhëna që medias ju dhanë nga qarqe perëndimore.

Nëse në ditët në vijim, do të kemi një sinjal të tillë, atëherë telashet për qeveritarët do të jenë fatale./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej