Pas raportit të DASH, për lidhjet e kupolës së qeverisë shqiptare me eksponentë të botës së krimit dhe mbështetjes së tyre me licenca, leje ndërtimi, tenderë e pasuri shtetërore, kryeministri Edi Rama filloi aktrimin, sikur po distancohet nga “non grata” Tomë Doshi.
Por Vendimi i Qeverisë nr. 196, datë 5 prill 2023, tregon se Babloku po financon Tomë Doshin me fonde të shumta shtetërore, duke i blerë ilaçet që qeveria rimburson për pacientët kronik.
Emri i firmës “Profarma” të Tomë Doshit, është në listën e kompanive të huaja, që qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë blejnë medikamentet për shitje me rimbursim në farmacitë private.
Sipas evidentimit që bëri “Pamfleti” në regjistrin zyrtar të FSDKSH, rezulton se në listën rimbursimit të ilaçeve për vitin 2023, qeveria ka futur 143 lloje medikamentesh të prodhuara nga punishtja e Tomë Doshit, ose 32% të krejt llojeve që rimbursohen.
Djallëzia e Edi Ramës, për t’i dhënë sa më shumë fonde publike nga blerja e tyre, qëndron në faktin, se si volum rimburismi, medikamentet e Tomë Doshit përbëjnë afro 40% të krejt sasisë, mbasi janë më masivet në përdorim, por edhe duke ia blerë me çmime sikur janë cilësi prodhimesh të kompanive të huaja.
Zbatimi kësaj liste, ka filluar më 1 maj 2023 dhe ende nuk ka një bilanc financiar se sa milionë lekë i jep qeveria Tomë Doshit nga blerja e ilaçeve të rimbursueshme, mbasi nuk kanë dalë të dhënat financiare të shitjeve.
Por dihet fakti, që në vitin 2019, “Profarma” e Tomë Dashit kishte 20% të listës së ilaçeve të rimbursueshme; në vitin 2020 kishte 23%; në vitin 2021 kishte 26%; në vitin 2022 kishte 28%, ndërsa në vitin 2023, Babloku ia ka rritur sasinë në 32% të llojeve të listës së ilaçeve.
Ato janë për të gjitha diagnozat mjekësore kronike, por me një mashtrim që përbënë rrezik, ose mos efekt për shëndetin e pacientëve: Medikamentet që prodhon Tomë Doshi, janë vetëm në lisën e rimbursimit te farmacitë private, ndërsa në farmacitë spitalore nuk ka asnjë medikament të tij, mbasi në spitale punohet me protokoll të miratuar nga OBSH dhe Agjencia Europiane e Siguri-Cilësisë së Barnave.
Sipas informacinit nga Ministria e Shëndetësisë, medikamentet e Tomës, Agjencia Europiane e Siguri-Cilësisë së Barnave, i ka cilësuar jashtë standardit e me rrezik dhe pa të drejtë tregtimi, por Babloku dhe Manastirliu ia shesin popullit në listën e rimbursimit sikur janë cilësore.
Skandal me blerjen e ilaçeve që prodhon Tomë Doshi, është shpërfillja që kryeministri Edi Rama, vazhdon i bënë Urdhrit Ekzekutiv Nr. 14033, datë 7 qershor 2021 të Presidentit Amerikan, Joe Biden, dhënë edhe Qeverisë Shqiptare, për të ndërprerë burimet financiare të personave “non grata”, eksponentëve të krimit e grupeve mafioze.
Por Edi Rama, jo vetëm blenë miliona lekë ilaçe nga Tomë Doshi për listën e rimbursimit, por prej 10 vitesh i jep nga 8 milionë Euro tenderë çdo vit e leje për kulla; ndërsa nën maskën e krushkut trafikant Geront Çela të firmës “Brunes”, i dhuroi 62 mijë m2 tokë shteti në Portin e Vlorës, ku po ndërton kompleksin dhe portin e jahteve “Marina Residence-Jahte”./Pamfleti