Dëborë/ Në këtë ditë moti merr kthesë, si do të luhaten temperaturat

Nga e hëna do të ketë ndryshim të theksuara të motit, ku dita më e vështirë do të jetë e marta (11/10).

Sipas parashikimit të Windy, temperaturat të hënën do të ulen me disa gradë dhe do të ketë reshje shiu në pjesën veriore dhe perëndimore me ndryshim të drejtimit të erës nga veriu në jug, me intensitet deri në 7 bafortë.

Ditën e martë, bora do t’i shtohet “menusë” së motit, por në zonat malore.

Për sa i përket erërave të martën, ato do të qëndrojnë të forta dhe do të vijnë nga veriu. Kjo situatë, megjithatë, duket se nuk do të zgjasë shumë pasi nga e mërkura dhe në vijim do të ketë një përmirësim tjetër të kushteve atmosferike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej