Deklarata për koncensionin e sterilizimit, Rama ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

Gazetari Klodian Tomorri, raportin e KLSH për Onkologjikun për mosfunksionimin e aparaturave dhe mungesën e medikamenteve, e sheh si shokues, duke nënvizuar se është një repart me ndjeshmëri më të madhe, pasi ka të bëjë me grupin e sëmundjeve tumorale.

Ai tha se e njëjta situatë është edhe me grupin e pavioneve dhe spiraleve në Shqipëri, ku mungesa e ilaçeve është parë te diabetikët, apo te shumë sëmundje të tjera, por se te Onkologjiku është më e prekshme për shkak të natyrës së sëmundjeve dhe kostove të larta që ka trajtimi.

Tomorri deklaron se arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi qeveria erdhi në pushtet në vitin 2013, i gjeti shpenzimet për shëndetësinë në masën 3% dhe janë prapë 3%.

Ndërsa deklaratën e lkryeministrit Edi Rama nga Spitali Infektiv ku garantoi se koncensioni e sterilizimit nuk do të ndërpritet pavarësisht kërkesës së Gjykatës, e sheh si një deklaratë që shkon përtej rolit të kreut të qeverisë.

“Mund të interpretohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë se nëse do arrihet në konkluzionin për të sekuestruar kompaninë që ka koncensionin e sterilizimit, është prokuroria që administron faktet dhe gjykata që vendos mbi këto fakte.

GJKKO ka orientuar ILDKPKI që të nisë procesin në rrugë gjyqësore për të kërkuar sekuestrimin e koncensionit mbi bazën e konfliktit të interesit.

Në këtë kontratë ka konflikt të pastër interesi, për shkak të njohjes së ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë me pronarin e kompanisë.

Mbi këtë bazë gjykata i thotë IDKPKI shko në gjykatë dhe anulo koncensionin.

Është ndërhyrje në punët e drejtësisë dhe Kryeministri nuk mund të ndërhyjë në çështjet hetimore por duhet të pranojë çfarë thotë prokuroria dhe gjykata.

Arsyen e kësaj deklarate nuk e di, por mendoj se sekuestrimi në shtet nuk do të cenonte punën. Është e njëjta situatë që po ndodh me inceneratorin e Tiranës.

U sekuestrua kompania, nuk po mbytemi nga plehrat. Nuk ka sens t’i thuash drejtësisë mos sekuestro se jam unë garanti.

Në çdo rast ndërhyrja që duhet bërë është ndërprerja e vjedhjeve.”, tha ai.

Në skandalit të Sterilizimit, kur 8 persona janë në pranga, mes tyre dhe biznesmeni përfitues i kontratës, kryeministri Edi Rama  i ka dërguar mesazh SPAK-ut që të mos bllokojë koncesionin 100 milionë euro të Sterilizimit.

Shefi i qeverisë shkoi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” për të marrë sërish në mbrojtje koncesionin e sterilizimit dhe për të garantuar se kjo kontratë, as nuk do të sekuestrohet, as nuk do të  ndërpritet,  pavarësisht se hetimet e SPAK-ut vijojnë.

Stafi mjekësor ishte përgatitur për shfaqjen e kryeministrit, i cili inspektoi centralet e sterilizimit, duke e cilësuar si sukses,  këtë koncesion.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej