Del nga rruga mjetI, plagoset rëndë drejtuesi 22 vjeçar, niset drejt Traumës (EMRI)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, në vendin e quajtur “Ura e Re”. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë drejtuesi i mjetit, Ramazan Meta, 22 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.

Fillimihst ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa raportohet se është nisur me ambulancë drejt Traumës për shkak të gjendjes së rënduar. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e aksidentit.

Bulqizë/Informacion paraprak:

Rreth orës 16:10 në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, shtetasi R.M., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej