Dënohet gruaja nga Tirana, mashtroi sikur e kishte rrahur burri dhe e futi kot në qeli

Gjykata e Tiranës shpalli fajtore një grua nga Tirana e cila kreu denoncim të rremë kundër burrit duke shkaktuar burgosjen e padrejtë të tij. Alba Miftari, nënë e dy fëmijëve e kallëzoi bashkëshortin për dhunë në familje në krye të 17 viteve martesë, dhe duke besuar këtë version policia nuk hezitoi ta dërgojë të dyshuarin në qeli.

Burri i dyshuar qëndroi në paraburgim nga muaji qershor. Por më pas bashkëshortja firmosi një deklaratë tek noteri ku pranonte se kishte gënjyer policinë.

Pas hetimeve Gjykata e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij. Denoncimi i kryefamiljarit u krye në kulmin e konflikteve që i dyshuari kishte me familjen e vajzërisë së Miftarit, me të cilën kishin mosmarrëveshje për çështje pronësie. Por pasi pa që burri nuk po lirohej, Miftari këmbënguli se burri nuk e kishte rrahur kurrë.

Për një vit u regjistruan përmbi 3 mijë raste dhune për të cilat u aplikua me urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje që më pas janë konfirmuar dhe nga gjykata me detyrimin që agresori të qëndrojë 500 metra larg viktimës dhe të mos e kontaktojë atë. Në mjaft raste të tjera gjykatat kanë urdhëruar largimin e agresorit nga banesa.

Ky është rasti i parë kur një denoncues për dhunë dënohet për kallëzim të rremë. Edhe pse shumë gra në gjykata kërkojnë lirimin e të afërmit të dhunshëm, kryesisht me argumentin se burgosja e familjarit ju ka sjellë vështirësi ekonomike për rritjen e fëmijëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej