Denoncojnë mediat e Prishtinës: Si po vidhen turistët kosovarë në Shqipëri përmes kursit të euros

Pronarët e bizneseve, hoteleve dhe marketeve në Shqipëri nuk janë mjaftuar me rritjen e çmimeve gjatë sezonit turistik, por ata po përfitojnë edhe përmes mashtrimit të turistëve në përllogaritjen e euros.

Ditët e fundit në tregun e këmbimit valutor, leku u zhvlerësua ndjeshëm në raport me valutën e përbashkët evropiane dhe ai sot këmbehet 110.55 lek për 1 euro.

Mirëpo, hotelet, restorantet, marketet dhe shërbimet të tjera përgjatë bregdetit të  Shqipërisë vazhdojnë të plaçkitin turistët, duke e këmbyer euron në raport me lekun për 10 për qind më ulët, raporton Telegrafi.

Denoncojnë mediat e Prishtinës: Si po vidhen turistët

Kudo që turistët marrin shërbime hoteliere dhe gastronomie atyre 1 euro, në raport me lekun iu llogaritet 1 me 1.

Kjo është një dëshmi se mikpritësit e turistëve (shumica shqiptarë të Kosovës) nuk po mjaftohen me çmimet enorme për shërbimet e fjetjes, çadrave, ushqimit dhe pijeve, por duhet plaçkitur edhe përmes mashtrimit në këmbimin valutor.

Denoncojnë mediat e Prishtinës: Si po vidhen turistët

Mijëra qytetarë të Kosovë janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit shqiptar. Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për 24 orët e fundit, tregojnë për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete./Telegrafi

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej