Deputetet e PD rreshtohen para gjykatës për të mos gjykuar Salianjin, Mul Noka prin grupin e “zjarrit”

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë u zhvillua seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për inskenimin e çështjes Babale, ku janë deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi të cilët fabrikuan një audio-përgjim ku në qendër të sulmit ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ashtu edhe siç e kishte paralajmëruar, Salianji është paraqitur në gjykatë rreth orës 13:55 minuta ku me vete kishte marrë kolegët e tij demokratë, Saimir Korreshi, Flamur Noka, Belind Këlliçi Luçiano Boçi, Bledion Nallbati, etj.

Këta të fundit, nën drejtimin e liderit të tyre Flamur Noka kanë shkuar në dyert e gjykatës për të intimiduar trupën gjyqësore e cila u sulmua fillimisht nga ish kryeministri Sali Berisha i cili veç të tjerash përdori sulmin si mesazh për çështjen e fatit të Partisë Demokratike.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej