Deputeti demokrat thirrje qytetarëve: Të bëjmë betejën e fundit për fëmijët tanë! Nesër do të jetë shumë vonë!

Deputeti Dashnor Sula, në një reagim në ‘Facebook’ shprehet se të rinjtë po largohen nga vendi dhe se ka ardhur koha për të ndalur këtë të keqe.

Sula i bën thirrje qytetarëve të bëhen bashkë për të zhvilluar këtë betejë që nis me largimin e qeverisë dhe për të vijuar më pas sipas tij me ndërtimin e një shteti të së drejtës.

Të bëjmë betejën e fundit për të mbajtur këtu fëmijët tanë! Nesër do të jetë shumë vonë!

Kjo është një lutje për miqtë dhe qytetarët e këtij vendi! Një thirrje për tu zgjuar nga kjo ëndërr e keqe që po jetojmë në këto 9 vite!

Si prind dhe qytetar kam ndjerë trishtim të thellë kur jam njohur me shifra që është pak të thuash shqetësuese! 220 mijë qytetarë kanë lënë Shqipërinë në 5 vitet e fundit! Pavarësisht shifrave zyrtare te Instat e sigurte që numri i të larguarve eshte më i larte pasi një pjesë nuk deklarohen nga personat e larguar pasi hyjnë e dalin sipas periudhes së qendrimit 3- mujor por që nuk e kane ndermend qe te rrine ketu ne Shqiperi ,sapo i krijohen mundesite perfundimtare per tu rregulluar nuk kthehen me.Vetëm vitin që lamë pas janë larguar 42 mijë qytetarë! Pjesa më e madhe e tyre të rinj!

Po ikin të rinjtë! Po ikin fëmijët tanë! Po largohen si një formë shpëtimi nga një vend që nuk i ofron asnjë mundësi nuk po largohen për të ndjekur ëndrrat e tyre!

Po ikin bujqërit! Po lënë gjithçka! Po braktisin tokat dhe investimet e tyre! Po ikin të shpëtojnë nga një shtet që mbështet më shumë prodhimet serbe se ato “Made in Albania”.

Po ikin sipërmarrësit! Po mbyllin qepenat e bizneseve të tyre! Po shohin mundësi të reja në shtete që i trajtojnë me dinjitet!

Të gjithë jemi përballë mundësive për të qëndruar apo për tu larguar! Ju ftoj ta bëjmë të gjithë bashkë këtë betejë, që nis nga rezistenca dhe largimi i kësaj qeverie për të vijuar me ndërtimin e një shteti të së drejtës! Beteja është e të gjithëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej