Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Përse Edi Rama, ia ka lënë e nuk ia heq këtë agjenci?/ “Non grata” dhe deputetët e tij Grida Duma, Ervin Salianji, Ina Zhupa etj., nuk mund të kërkojnë heqje imuniteti e kallëzim penal në SPAK për deputetin “lavatriçe” të PS, Laert Duraj, mbasi ai është ortak i Henri Çilit te Universiteti Europian i Tiranës, ku deputetët e foltores e shumë të PD-së, janë pedagogë me paga të majme dhe kanë marrë gradat shkencore “Doktor”

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka një objekt konkret të kërkojë heqjen e mandatit, dhe të bëjë kallëzim në SPAK për deputetin e PS, Laert Seit Duraj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i “Posta Shqiptare”, nga 11 nëntor 2017, deri më 30 korrik 2021.

Nuk është fjala, për korrupsionin e 180 milionë Eurove me tenderët, që i ka zbuluar KLSH. As për skandal- krimin e publikuar nga “Pamfleti”, lidhur me pastrimin e 300 milionë Euro të korrupsionit e trafiqeve, bërë me transferta e transaksione nëpërmjet Postës Shqiptare.

Por për faktin, se Laert Duraj, megjithëse ka dorëzuar detyrën qysh më 19 mars 2021, pas kandidimit për deputet dhe megjithëse u zgjodh me 25 prill e është deputet, në shkelje të plotë të ligjit, vazhdon dhe është drejtues i një sektori financiar në “Posta Shqiptare”.

Faqja zyrtare e Bankës së Shtetit më datë 12 gusht 2022, fakton se deputeti Laert Duraj është drejtor i Agjencisë Shtetërore Valutore te Postës.

Sipas informacionit, Drejtoria e Agjencive Valutore në Bankën e Shtetit, njeh vetëm deputetin Laert Duraj si mbajtës të licencës.

Sipas Ligjit Nr .9367, datë 7.4.2005 “Për konfliktin e interesave”, deputeti nuk mund të kryejë asnjë biznes e detyrë tjetër shtetërore gjatë mandatit të tij; mirëpo, deputeti Laert Duraj vazhdon drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Këmbimit Valutor të Postës Shqiptare, marrë më 11 nëntor 2017, kur Edi Rama me lobimin e Henri Çilit e emëroi Drejtor të Përgjithshëm.

FAKT/ “Non grata” dhe deputetët e tij Grida Duma, Ervin Salianji, Ina Zhupa etj., nuk mund të kërkojnë heqje imuniteti e kallëzim penal në SPAK për deputetin “lavatriçe” të PS, pasi ai është ortak i Henri Çilit te UET, ku ata janë pedagogë e kanë marrë gradat “Doktor”.

Sipas nenit nr. 6 të ligjit për konfliktin e interesave, ky duhej të kishte hequr dorë nga drejtimi i Agjencisë Valutore qysh më 19 mars 2021 kur kandidoi për deputet, dhe dorëzoi detyrën e drejtorit të Postës Shqiptare.

Por deputeti Laert Duraj vazhdon e mbanë në administrim e përdorim këtë agjenci, duke komanduar gjithë operacionet financiare, që “Posta Shqiptare” kryen në monedhat e huaja me klientë, kompani private dhe me banka e fonde jo-bankare, si “Besa”, “IuteCredit” etj..

Të gjitha këto veprime financiare, i urdhëron, kontrollon e i mbyll si bilance vetëm deputeti Laert Duraj, ndërkohë që drejtimin e Agjencisë Shtetërore të Këmbimit Valutor të Postës Shqiptare, më 19 mars 2021 duhej ta kishte marrë zëvendësi i tij, Hipokrat Biba.

Më 30.09.2021, drejtimi i kësaj agjencie duhej të ishte marrë nga drejtori i ri Ervin Bushati, ndërsa qysh prej 25 mars 2022, këmbimin valutor të Postës, duhet ta drejtonte Anisa Kaltanji.

Kjo drejtoreshë e ka vënë emrin në çdo sektor, veprim bankar, raport e bilanc të Postës Shqiptare, madje dhe te licenca si institucion jo-bankar, që Postës ju hoq për pastrim parash me monedhën elektronike dhe transferta e transaksione Cash të parave të pista.

Vetëm licencën e agjencisë dhe aktivitetit valutor, vazhdon ta mbajë e kontrollojë deputeti Laert Duraj, njohur si djali i Seitit nga Damësi i Tepelenës, për të cilin do flasim në vijim./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej