Dërgonte shqiptarë me viza false për 10 mijë euro në SHBA e Britani, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë!

Një 54-vjeçar, pjesë e një grupi të strukturat kriminal është arrestuar ditën e sotme pasi GJKKO kishte vendosur dënimin me 7 vite e 4 muaj burg. Eduard (Eduart) Haxhiu, ishte pjesë e një grupi kriminal që merrnin deri në 10 mijë euro për kalimin e qytetarëve me pasaporta false drejt Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndaj tij rëndon akuza për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ai, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit kriminal gjatë periudhës 2019-2022, ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Të akuzuarit kryesor Bukurije Ahmetaj dhe Elvis  Ahmetaj janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajnë 8 vite Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj 6 vjet e 8 muaj burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar. 16 trafikantët janë dënuar me rreth 79 vite burg. Dënimet janë dhënë nga GJKKO më 23 maj 2022.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej