Dështimi i negociatave në PD, Mustafaj: Vendimi i Alibeajt dëshpëroi demokratët, përçarja në interes të Ramës

Sot dështuan negociatat në Partinë Demokratike, për gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet e 14 majit.

Me anë të një deklarate të bërë pasditen e kësaj të marte, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike njoftoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje me grupin e Sali Berishës, pavarësisht se prej disa ditësh janë në negociata intensive.

Për rrjedhojë grupi i Alibeajt kërkon të dalë me kandidatë të vetë në zgjedhjet e 14 majit.

Për Besnik Musatafajn, vendimi i Alibeajt për të mos arrirë marrëveshje me Berishën, përben lajm të hidhur por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë”, tha Mustafaj në një intervistë për “Radarin Informativ” në Abc. Mustafaj u shpreh se përçarja e Partisë Demokratike i intereson Ramës dhë Partisë Socialiste. Ndërsa tha se vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët.

“Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelesta. Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga Berisha. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”, tha Mustafaj.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për t’i hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

PD e Alibeajt, thekson se në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Grupi i Enkelejd Alibeajt ka fajësuar Edi Palokën duke thënë se ka ardhur në tryezë me kushtin e vetëm, që të njohin statutin e 11 dhjetorit, rrjedhimisht dhe Sali Berishën si kryetar të PD-së.

 

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej