Detaje të reja, kujt i përket banesa që u qëllua 6 herë me plumba

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e shënuar në Lundër të Tiranës, ku drejt një banese u qëllua me armë.

Bëhet me dije se banesa që u qëllua me armë i përket Dorian Ballës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar 6 herë me armë zjarri drejtë banesës së tij.

Vetë Balla ëstë shprehur se dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhu për shkak të konflikteve që ka për pronat. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 26.03.2023, në Lundër, në fasadën e katit të tretë të një banese janë konstatuar shenja plumbi, dhe paraprakisht dyshohet se është qëlluar gjatë natës nga një person ende i pa identifikuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia pak më parë për ngjarjen.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej