Detaje të reja nga atentati i dështuar në Shkodër/ Në vendngjarjen u gjenden 19 gëzhoja automatiku, ja si i shpëtoi të shtënave 25-vjeçari

Dalin detaje të reja lidhur me ngjarjen e kësaj të enjte në Shkodër, ku makina e Alban Bruçit, 25 vjeç u qëllua me automatik. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur 19 gëzhoja ndërkohë është dëmtuar xhami I makinës së tij.

Pas të shtënave në Shkodër, policia ka dalë me njoftim zyrtar. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” dhe njoftimin e ka dhënë vet Alban Bruçi, mbi makinën e të cilit u qëllua me breshëri.

Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej