Detektivja private: Shqiptarët kapen kollaj për tradhti, sa dalin nga shtëpia…

Detektivja private Shkenda Lili e ftuar në “Më lër të flas” shpjegoi se me kalimin e viteve jo të gjithë personat që tradhtojnë shkojnë në divorc.

Sipas saj ky është një problem, pasi çiftet bëjnë kompromise me njëri-tjetrin për të mos arritur deri tek ndarja. Ndër të tjera Lili shtoi se shqiptarët zbulohen shumë kollaj kur tradhtojnë, pasi lëvizin lirshëm në përditshmëri.

“Raste ka pafund. Me kalimin e viteve po e shoh akoma më shumë është që jo të gjithë shkojnë në divorc për tradhti. Unë e quaj problem, të kapësh partnerin ose partneren duke tradhtuar dhe ata bëjnë një kompromis më pas me njëri-tjetrin dhe jo të gjithë shkojnë në divorc”, tha detektivja.

“Shqiptarët kapen kollaj, janë të lirshëm në ditët e sotme. Është shumë e thjeshtë nga unë dhe kolegët e mi t’i kapim. I investigojmë që në momentin që del nga shtëpia”, shtoi më tej ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej