Enkelejd Alibeaj ka treguar se çfarë e ka shtyer atë që të japë dorëheqje si kreu i Partisë Demokratike.
Alibeaj është shprehur se PD ka hyrë në zgjedhje për t’u mbajtur gjallë dhe jo për të fituar. Në lidhje me dorëheqjen, ai ka thënë se një gjë e tillë ishte një “mëshim” dhe shembull që dëshiroi t’i jepte politikës shqiptare.
“Një vit më parë pas dorëheqjes së Bashës një nga nënkryetarët duhet të merrte drejtimin e partisë. M’u ofrua drejtimi e nuk mund ta refuzoja. Ka pasur edhe një vendim të Kryesisë dhe grupit, sipas të cilës në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin procedurat për zgjedhjen e kryetarin, por ishte një kohë e turbullt për PD dhe u mendua që situata të vijonte deri pas zgjedhjeve lokale.
Të mërkurën doli rezultati final, atëherë përfundoi edhe mandati im. Kjo ishte një nga arsyet që u largova. Një dorëheqje nga drejtimi , është edhe një moment i kulturës politike. Ajo që ndodh në politikën shqiptare, janë zvarritje e alibira. Ishte e domosdoshme të jepja një shembull.
Kam dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i grupit parlamentar. Sfida e PD ishte shumë delikate. E para ishte ajo që nga zgjedhjet edhe pse lokale, doza e politizimit ishte pashmangshme, për çfarë kishte ndodhur brenda nesh. Sfida ishte që PD të dilte gjallë, që mendoj e kaluam” tha Alibeaj ndër të tjera për “Kjo Javë” në “Neës24”.