Dhërmiu braktiset nga pushuesit, Rama: Çmimet janë marrëzi, të palogjikshme

Jugu i vendit sidomos zona bregdetare e Dhërmiut, gjatë korriku ka pasur shifra të ulëta të turistëve, kjo nisur nga fakti i rritjes së madhe të çmimeve si për shezlongët por edhe tek shërbimet e tjera si hotelet apo restorantet.

Kryeministri Edi Rama rritjen e çmimeve në jug e ka cilësuar si një marrëzi që po i largon turistët drejt Turqisë, Greqisë apo Malit të Zi. I pari i qeverisë ka shtuar se është e palogjikshme që të shkojë çmimi i hoteleve 200-300 euro për një natë në një moment ku ka vende fqinje që i kanë çmimet më të ulëta se ne.

“Ndikohet nga marrëzia e vendosjes së çmimeve që e bëjnë më të lehtë të shkosh në Greqi, Turqi apo Mal të zi sesa të rrish në Dhërmi. Me të vërtetë është i mrekullueshëm por jemi akoma larg për garantim shërbimesh dhe ata që e garantoj të kenë çmime të ulëta. Është më e lehtë, sesa dikush që hap një derë dhe i kërcet 200-300 euro natën është e palogjikshme. ” tha Rama.

“Të shikosh hartën e frekuentimit, nuk ka pse të jetë Dhërmiu. Nuk është kompetenca juaj po duhet marrë përsipër një rol. Lezha për shembull ka vendosur një tavan në mënyrën e kryetarit të Bashkisë, është policim miqësor në komunitet. Se nuk mund të rritet çmimi i çadrave përtej një tavani. Tani bizneset bënë gjënë më të mirë dhe është plotë. Po të shikosh edhe flamujt e vendeve të ndryshme që janë shtuar në atë zonë… e kupton që po shkon si duhet. Ka balancë për atë që ofrohet dhe atë që paguhet.” tha kryeministri Edi Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej