Dhunuan për vdekje 42-vjeçarin në Athinë, arrestohen dy shqiptarët

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Athinës për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Rafina, ku u dhunua për vdekje një 42-vjeçar grek.

Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarët para policisë ka thënë se sherri ka nisur për arsye banale. Konkretisht, duke shkuar në tualet, 42-vjeçari ka shtyrë njërin nga grupi prej pesë personash dhe aty ka pasur dhe një përplasje fillistare.

Ata kanë treguar se kanë pritur që viktima të dalë nga dyqani që të vijonin sherrin. Dy shqiptarët që ndodhen në prangat janë ata që kanë goditur 42-vjeçarin, ndërsa pjesa tjetër e grupit nuk është përfshirë drejtpërdrejt në rrahjen e tij, megjithatë ata janë identifikuar dhe janë në kërkim nga policia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej