Ditë ankthi për politikanët e korruptuar, SHBA premton mbrojtje për gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, shtohen presionet amerikane për dosjet e bujshme të qeveritarëve

Kushdo që ka abuzuara me detyrën dhe pasuritë publike, duke u përfshirë në afera korruptuarve dhje kriminale në Shqipëri, duket se i ka ditët e numëruara. Sinjalin e kanë dhënë ditën e djeshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat njihen për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë institucioneve ligjzbatuese në Shqipëri dhe veçanërisht reformës në drejtësi, të cilat duken të vendosura për të fuqizuar edhe më tej rolin SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese. ka qenë ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe kryediplomati i OSBE, Del Monaco, ata të cilët kanë dhënë garanci për gjyqtarët dhje prokurorët që të luftojnë me zero tolerancën krimin dhe Korrupsionin.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, diplomatja Kim theksoi edhe një herë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji. U takova me ambasadorin e OSBE-së, Del Monaco, për të diskutuar angazhimin tonë të përbashkët për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme, reformën në drejtësi dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ne inkurajojmë Shqipërinë që të mundësojë votën e diasporës sa më shpejt që të jetë e mundur, siç e kërkon Kushtetuta. SHBA është e kënaqur të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për të forcuar institucionet dhe proceset gjyqësore, duke përfshirë zhvillimin e programit të ri të masterit në kriminologji”, shkruan ambasadorja Kim. Pra kjo deklaratë e fortë e ambasadores Kim është një mesazh i qartë për të korruptuarit dhe inkriminuarit në Shqipëri, se do të japin llogari përpara një drejtësisë të pavarur dhe kurajoze nëse kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me detyrën. Thënë troç të korruptuarit në Shqipëri nuk kanë asnjë shans të ushtrojnë presion ndaj togave të zeza, siç prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK, të cilët janë në mbrojtjen e SHBA.

Fuqizimi i SPAK dhe Kushtetueses

Nga ana tjetër kreu i OSBE-së ka falënderuar ambasadën e SHBA-së për bashkëpunimin e shkëlqyer në Shqipëri, për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Në takimin e tyre, thotë OSBE-, u ra dakord që të forcojnë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Po ashtu është nënvizuar edhe nga ana e OSBE-së inkurajimi që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë. “Gjithmonë kënaqësi takimi me ambasadoren e SHBA në Shqipëri.

E falënderuam atë dhe Departamentin e Shtetit për bashkëpunimin e shkëlqyer të vazhdueshëm me OSBE-në në Shqipëri për aspekte të shumta të shtetit të së drejtës dhe zbatimit të ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të rëndë dhe të organizuar. Ramë dakord të forcojmë punën e përbashkët për një Gjykatë Kushtetuese dhe SPAK të fuqizuar. Shprehëm inkurajimin tonë që Shqipëria të mundësojë votimin nga jashtë vendit, siç përcaktohet në Kushtetutë, dhe mbetemi të gatshëm të japim ndihmën tonë”, njoftoi OSBE. Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE janë dy partnerët kryesorë që mbështesin Shqipërinë në realizimin e reformave të rëndësishme në forcimin e demokracisë e zgjedhjeve të lira.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej