Djali mbyti babanë në Divjakë, policia jep detajet

Policia ka dhënë detajet për krimin e rëndë në Divjakë, ku djali mbyti babanë. Uniformat blu bëjnë me dije se Mitër Stasa, 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është mbytur nga djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç. Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej