“Djalli fshihet në detaje”/Neni 7 i amnistisë fiskale favorizon fëmijët e pushtetarëve

Thuhet dhe është vërtetuar shumë herë, që “djalli fshihet në detaje”, në rastet kur qeveria favorizon klientët e saj për përfitime të paligjshme nëpërmjet ligjit, akteve-normative, vendimeve, urdhrave, ankandeve, shpronësimeve, PPP-ve e kontratave.

Ndërsa në projekt- ligjin për amnistinë fiskale, “djalli” i përfitimit prej pushtetarëve e politikanëve, është sa një “buall” dhe nuk fshihet dot, por është thënë troç: miliardat dhe pasuritë e tyre të zeza deri 2 milionë Euro, do quhen “të pastra”.

Djallëzia e kupolës së mafies në qeveri, opozitë, parlament, drejtësi, polici, oligarki, trafikantë etj., për të mbrojtur miliardat e vëna me korrupsion e aktivitete kriminale, qëndron te neni 7, pikat 1-2 të Projekt- Ligjit “Për amnistinë fiskale”.

Mirëpo, amnisti fiskale do përfitojnë familjarët e tyre, të cilët deri ditën kur të miratohet ky ligj në shtator-tetor 2022, nuk do jenë pjesë e Certifikatës e Familjare të zyrtarëve që përfshinë ligji.

Ata i kanë hequr fëmijët madhorë nga certifikatat familjare prej vitesh e sidomos pas muajit mars 2019 e janar 2020, kur Edi Rama propozoi amnistinë e parë, madje disa zyrtarë të lartë janë divorcuar fiktivisht, për të legalizuar pasuritë e zeza.

Ndërsa Edi Rama, Lindita Nikolla e të tjerë, që kanë pasuri të pa deklaruara, i kanë dhënë kohë vetes deri sa të miratohet ky ligj, për t’i hequr fëmijët madhorë nga certifikatat familjare. Me këtë tolerim ligjor, çdo fëmijë i tyre, që është familje më vete në Regjistrin Civil, ka të drejtë të lagalizojë deri në 2 milionë Euro secili.

Me këtë nen të ligjit, amnisti fiskale përfitojnë Zeni, Argita dhe dhëndri ndërtues i Sali Berishës, Gregu i Edi Ramës, Livia e Lindita Nikollës, Bora e Besari të Monika Kryemadhit, Ledioni i Gramoz Ruçit dhe fëmijët e shumë zyrtarëve të tjerë deputetë, në dogana, tatime polici, ushtri, drejtësi etj.

Deri tani, fëmijët e tyre mbi 18 vjeç, i kap ligji i vetë- deklarimit të pasurive në ILPDKP, por nëse këta shkëputen nga certifikatat familjare qoftë dhe 1 ditë para miratimit të ligjit për amnistinë fiskale, përfitojnë legalizim pasuror deri në 2 milionë Euro secili, pa treguar burimin e fitimit.

Ka informacione, se politikanë e shtetarë aktualë, kanë nisur largimet e fëmijëve nga certifikatat familjare, por me këtë amnisti fiskale, përfitojnë dhe ish-drejtues të lartë me të njëjtin marifet.

Konkretisht, në Nenin 7, pika 2 të projekt-ligjit, thuhet se nuk do përfitojnë amnisti pasurore as ish- funksionarët e shtetit dhe fëmijët e bashkëshortët, që kanë figuruar në përbërje të certifikatave të tyre familjare deri më 1 janar 2022.

Pra, kryeministri Rama, ka menduar dhe për paprekshmërinë pasurore të ish-pushtetarëve, me të njëjtin marifet të përbërjes së Çertifikatës Familjare si për vetën dhe shtetarët e zyrtarët aktualë.

Dhe fëmijët e “ish”-ve”, do t’i legalizojnë lirshëm pasuritë e korrupsionit, mbasi dihet se të gjithë ata që kanë qenë deputetë, ministra, prokurorë, gjyqtarë etj., i kanë hequr fëmijët  nga certifikatat familjare, para datës 1 janar 2022, siç janë Vangjush Dako, Tom Doshi, Qazim Sejdini etj.

Sidomos pas muajit mars 2019, kur kryeministri Edi Rama e propozoi për herë të parë variantin e amnistisë fiskale, por e tërhoqi dhe e la në harresë, ngaqë ia bllokuan në unison FMN-ja, Banka Botërore, BE dhe SHBA. Tani e ka nxjerrë përsëri në skenë…/Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej