“Do jetë një mrekulli që të çajë rrethimin”, Arjan Çani radhit arsye pse shanset e Berishës janë të vogla: Vetëm një gjë ka rëndësi për doktorin

Analisti Arian Çani, paralajmërimet e kryetarit të zgjedhur të Partisë Demokratike, Sali Berisha për nisjen e protestave të fuqishme në shtator, për të përmbysur qeverinë, e sheh si diçka të vështirë.

Ai tha në studion e lajmeve të MCN Tv, se protestat mund të bëhen, duke e cilësuar si një lloj karikimi që çdo parti iu bën njerëzve të vetë, dhe si një lloj testi për ti mbajtur militantët të ndezur, apo njerëzit që nuk e duan qeverinë.

“Më duket e vështirë se protestat edhe në vendet e Europës me standarde demokratike të vërteta kanë dështuar. U bënë vite që nuk po shohim një qeveri të rrëzohet nga protestat, aq më tepër kur udhëhiqen nga parti politike.

Janë minimaliste kur janë partiake. I shërbejnë thjesht Berishës dhe opozitës për të krijuar shpresë për një të ardhme. Nuk besoj se protestat mund ta rrëzojnë, aq më tepër këtë lloj qeverie”, tha Çani.

Sa i takon kërkesës së Berishës për mbështetjen e demokratëve, ndërkohë që deputeti gjerman Piter Beier tha se Berlini nuk jep mbështetjen për një opozitë që udhëhiqet nga një person non grata, Çani deklaroi se ish-Kryeministri e ka të vështirë që të çajë izolimin.

“Në konjukturën e krijuar me luftën në Ukrainë, shanset e Berishës janë tmerrësisht të vogla, se nëse deri para luftës kishte disa sinjale tek tuk nga Franca se Europa mund të shihte në fund të tunelit një lloj sovraniteti ndaj amerikanëve, Europa u zhyt sërish në një lloj vasaliteti të paparë.

Do jetë shumë e vështirë që Berisha të arrijë të çajë këtë lloj rrethimi që i është bërë, do jetë gjithnjë e më shumë vasale ndaj amerikanëve. Berisha është në luftë me akrepat e orës. Për pak bën 80 vjeç, duhet vërtetë një mrekulli që të jetë aty një ditë dhe të çajë rrethimin.

Është një ëndërr e bukur. Në politikë janë rikthimet janë normale. Nuk ka kohë në politikë. Por me non gratan, shanset e tij për të çarë rrethimin janë të vogla. Por një gjë është e sigurt, që doktori nuk heq dorë.

Nuk ka rëndësi rezultati, procesi është i rëndësishëm për të”, u shpreh Çani.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej