Dollari forcohet përballë Euros, monedha europiane ende në pikiatë

Dollari amerikan vijon të forcohet përballë monedhës europiane. Këtë të enjte Dollari u ble me 114 Lekë dhe duke u shitur me 115.3 Lekë.

Monedha europiane sakaq vijon të mbetet në nivele të njëjta që nga fundjava duke u blerë me 116.7 lekë dhe shitur me 117.3. lekë.

Edhe Paundi britanik ka shënuar një rënie të lehtë të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me javën që lamë pas blihet sot me 136.2 lekë dhe shitet me 137.8 lekë.

Franga zvicerane ka vijuar të mbetet në të njëjta nivele pas forcimin të vlerës që pati në fillim të javës, duke u shitur me 117.1 lekë dhe duke u blerë me 118.2 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej