“Doni muhabete non gratash?!”/ Ish-ministri publikon “listën e zezë”, mes tyre dhe një kryeministër

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se të gjithë zyrtarët e Millosheviçit, janë të shpallur non-grata, nga Këshilli i Ministrave të Europës.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani thekson se mes tyre është edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe non grata nuk e pengoi aspak të vijë në pushtet e të sundojë në Serbi.

“Ja, doni muhabete non gratash?!

Urdhno!

Këshilli i Ministrave të Europës ka shpallur non grata të gjithë zyrtarët e Millosheviçit. Edhe Alexandar Vuçiç është non grata. Ministër i Mollosheviçit, jo shaka.

Këtë të fundit nuk e pengoi aspak non grata të vijë në pushtet e të sundojë në Serbi.

Por ç’është më kryesorja që lidhet me punët tona është se Edi Rama nuk njeh shqiptarin Berishë, udhëheqësin e opozitës me pretendimin se është non grata, ndërkohë është mik për kokë me serbin non gratë Vuçiç!

Ndaj them të merremi me punët tona.

Inceneratorët, mos harroni.”-shkruan Manjani.

“Doni muhabete non gratash?!”/ Ish-ministri publikon“Doni muhabete non gratash?!”/ Ish-ministri publikon

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej