“Dora që s’kafshohet dot, puthet!”

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pas lajmit se kishte kontaktuar personalisht një gazetar grek, pas një shkrimi të publikuar prej tij në gazetën “EKathemerini”.

Bushati thotë se ky reagim i Ramës me gazetarin grek, ngjason me shprehjen se “dora që s’kafshohet dot, puthet”, teksa me mediat shqiptare kryeministri është tjetër personazh.

“Natyrisht që një gazetar grek mund të habitet kur i shkruan një kryeministër që s’e ka takuar kurrë.Por, për koleget e tij shqiptarë, që e kanë parë po të njëjtin, që kur ishte kryebashkiak, i çonte SMS jo vetëm pronarëve, por dhe reporterëve, kameramanëve, madje dhe shoferëve të grupit të xhirimit, kjo nuk përbën asnjë çudi.Sepse si atëherë brenda dhe tani jashtë kufijve, parimi është i njëjtë: dora që s’kafshohet dot, puthet,” shkruan Bushati në reagimin e tij.

Kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme nuk i kanë pëlqyer lajmet e mediave greke mbi arrestimin e Fredi Belerit dhe u ka kërkuar grekëve llogari.

Rama i ka dërguar një mesazh gazetarit të “EKathimerini”, i cili kishte bërë një artikull, ku kërkonte lirimin e Fredi Belerit dhe lejimin e tij të betohej. Kryeministri e ka cilësuar të gabuar shkrimin dhe ka kërkuar të drejtën e replikës.

Ndërkohë për gazetarët shqiptarë Rama nuk pranoi të komentonte teksa edhe u nervozua në konferencën për mediat.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej